Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se festa e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk mund të përmbyllej pa e ndarë gëzimin me mërgatën, e cila i ka dhënë shumë Kosovës për arritjen e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
“Falënderim për Prof. Djawed Sangdel, drejtor menagjues i Swiss UMEF University, në hapësirat e të cilit patëm një takim mbresëlënës me komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës. Mërgata jonë këtu, përveç që kanë dhënë gjithçka për Kosovën, po ashtu ka sjellë edhe Kosovën në Zvicër. Xhaka, Shaqiri, Behrami e shumë sportistë e artistë të tjerë, sot i bëjnë nder secilit qytetar të Kosovës, secilit shqiptar kudo që është, me kontributin e tyre në zhvillimin e sportit, artit e kulturës dhe fushave të tjera këtu në Zvicër”, shkruan Krasniqi.





