Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar sonte Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, gjatë vizitës së saj në Kosovë.
Krasniqi takoi Kallas, diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe nevojën për stabilitet institucional

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se në takimin me Kallas diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe për nevojën për stabilitet institucional dhe përparim të Kosovës drejt integrimit evropian.
“Znj. Kallas e njoftova se PDK ka dhënë dhe mbetet gjithmonë e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës aktuale politike, si dhe në mbrojtjen e interesit qytetar dhe shtetëror. Në takim kërkova edhe angazhimin e saj për heqjen sa më të shpejtë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, si një shenjë konkrete për të ardhmen evropiane të vendit tonë dhe për avancimin e marrëdhënieve Kosovë – BE. PDK mbetet e përkushtuar ndaj vlerave perëndimore, bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe avancimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohës për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të znj. Kallas për vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

