Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim në Prishtinë deputetin gjerman Thomas Hacker, i cili është edhe raportues për Kosovën në Bundestag. Krasniqi ka bërë të ditur se gjatë takimit me Hacker biseduan për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërpartiak mes PDK-së dhe FDP-së gjermane, edhe përmes aktiviteteve të përbashkëta me Fondacionin Friedrich Naumann (FNF).
“Po sot, bashkë me z. Hacker, hapëm seminarin “Lidershipi dhe Qeverisja Liberale: Perspektivat për Kosovën”, organizuar nga FNF. Ishte një diskutim frymëzues mbi rëndësinë e liberalizmit në politikën tonë, ku bashkë me asamblistë nga Partia Demokratike e Kosovës, theksuam nevojën për një politikbërje të bazuar në ide e vlera dhe lidership të vendosur që adreson sfidat e kohës sonë.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.





