Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot në Bruksel përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak ku ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe i ka shprehur qëndrimet mbi këto zhvillime.
Krasniqi takohet me Lajçakun në Bruksel: Janë të prapranueshme veprimet që na sjellin sanksione

Ai atje tha se për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat “po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë”.
“PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj interesin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”, tha Krasniqi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

