Home LAJME Krasniqi: Rikandidimi i të njëjtës figurë përçarëse që ka dështuar dy herë ka për qëllim bllokimin

Krasniqi: Rikandidimi i të njëjtës figurë përçarëse që ka dështuar dy herë ka për qëllim bllokimin

0
Krasniqi: Rikandidimi i të njëjtës figurë përçarëse që ka dështuar dy herë ka për qëllim bllokimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si të paprecedentë dhe të padenjë për një institucion si Kuvendi.

Seanca u ndërpre pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj të koalicionit, Guxo dhe Alternativa, nuk arritën të sigurojnë shumicën e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.

“Koalicioni VV-Guxo-Alternativa e ka humbur shumicën parlamentare, por po sillen sikur kanë fituar një të drejtë absolute, hyjnore, për të sunduar,” u shpreh Krasniqi përmes një reagimi publik.

Ai kritikoi rikandidimin e Albulena Haxhiut për të tretën herë, duke e cilësuar si një veprim përçarës me qëllim bllokimin e procesit.

“Rikandidimi i të njëjtës figurë përçarëse që ka dështuar dy herë, nuk është këmbëngulje. Është akt përçarës – me një qëllim të vetëm: bllokimin,” theksoi ai, duke shtuar se kryesuesi i seancës e kishte ndërprerë atë në mënyrë arbitrare, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Në reagimin e tij, Krasniqi kërkoi nga mazhoranca që të ndryshojë qasjen dhe të propozojë një kandidat të ri për kryesimin e Kuvendit, duke theksuar se vendi nuk mund të mbetet peng i “lojërave politike pa fund”.

“Mjaft me vonesa. Mjaft me teatrin e votimeve të dështuara. Mjaft me arrogancën e pakicës që sillet si shumicë. Zgjidhja është e thjeshtë: Ndërrojeni kandidaten. Ndërrojeni qasjen. Ndërrojeni logjikën. Jo për ne. Për Kosovën,” përfundon reagimi i kryetarit të PDK-së.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here