Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur pas seancës konstituive të sotme, ku është shprehur se qasja e VV-së, jo vetëm që përfaqëson papërgjegjësi por edhe rrezikon demokracinë e Kosovës.
Krasniqi: Qasja e VV-së tregon papërgjegjësi dhe rrezikon demokracinë e Kosovës

“Shpërfillja ndaj kushtetutës nuk është një gjë e re, sepse këta as nuk e kanë njohur as shtetin e as kushteutën edhe më parë. Por, sot për një çështje kaq të rëndësishme siç është konstituimi i Kuvendit të Kosovës, që është organi më përfaqësues i qytetarëve, për një çështje kaq me rëndësi, si zhbllokimi i konsolidimit dhe krijimit të institucioneve të reja. Kjo qasje është e një niveli të ri, jo vetëm të papërgjegjësisë, por i rrezikimit të demokracisë në Kosovë…Nuk ka më asnjë kuptim të takohemi me Kurtin. PDK nuk i ka ikur asnjë takimi, kemi pasur iniciativa për të dalë nga bllokada që ka ofruar VV-ja. Takimet duhet të mbahen për të ofruar zgjidhje. PDK ka luajtur dhe do ta luajë gjithmonë rolin e vetë për të dalë nga kjo krizë. Sot është konsumuar një shkelje e kushtetutës me vetëdije”, ka deklaruar ndër tjerash Krasniqi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

