Home LAJME Krasniqi: PDK, partia më e votuar në Kosovë

Krasniqi: PDK, partia më e votuar në Kosovë

0
Krasniqi: PDK, partia më e votuar në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se sipas rezultateve nga zgjedhjet lokale, PDK është partia më e votuar.

Sipas tij, ky rezultat dëshmon punën e përbashkët të kandidatëve dhe besimin e qytetarëve për një Kosovë më të mirë.

“PDK – Partia më e votuar në Kosovë! Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, me mbi 187,500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish. Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë. Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar!”, shkruan Krasniqi në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here