Home LAJME Krasniqi: PDK-ja po rikthehet

Krasniqi: PDK-ja po rikthehet

0
Krasniqi: PDK-ja po rikthehet

Duke akuzuar Qeverinë Kurti se ka dështuar në çdo sferë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo parti do të rikthehet në qeverisje.

Deklaratën ai e ka dhenë nga Gjilani, ku sipas PDK-së, të premten kanë aderuar 120 anëtarë të rinj.

Sipas komunikatës nga PDK-ja, Krasniqi ka thënë se kjo parti po mobilizohet për “ta rikthyer Kosovën në kursin e duhur të zhvillimit dhe integrimit”.

“PDK po rritet. PDK po rikthehet. PDK po fuqizohet. PDK do të rikthej besimin e qytetarëve anë e mbanë Kosovës, edhe këtu në Anamoravë, e veçanërisht në Gjilan, për t’u rikthyer aty ku e ka vendin, tek qeverisja për qytetarin dhe me qytetarin. Andaj, urime dhe faleminderit për angazhimin, për sukseset e përbashkëta”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka akuzuar Kurtin se me qeverisjen e tij ka dështuar në të gjithë sektorët.

“Nuk dua të flas për degradimin e skajshëm të qeverisjes në vendin tonë: për arsimin që ka rënë në nivelet më të ulëta ndonjëherë. Për shëndetësinë që është në kolaps. Për ekonominë që është në stagnim. Për emigrimin që ka marrë përmasa marramendëse. Për diplomacinë e cila është në vdekje klinike prej ditës së parë në këtë Qeveri. Për sanksionet e për masat ndëshkuese që ky Kryeministër ia ka sjellë vendit tonë nga ata që na kanë ndihmu më së shumti, edhe për çlirimin edhe për ndërtimin e këtij shteti: nga SHBA-të dhe BE”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se “qytetarët po e ndjejnë në lëkurën e tyre këtë degradim të skajshëm të qeverisjes së paaftë dhe të pafokusuar në prioritetet e tyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here