Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar dje këshilltarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet dhe ekipin e tij.
Krasniqi: Miqësia dhe raportet me SHBA-në janë të përhershme

Sot, në një postim të tij, lideri i opozitës ka thënë se miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë të pandryshueshme dhe të përhershme.
“Miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të pandryshueshme dhe të përhershme. Fuqizimi i vazhdueshëm i tyre, në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

