Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për familjen Thaçi pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.Krasniqi, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së, kanë shkuar për ngushëllime në Burojë.
Gjatë vizitës në familjen Thaçi në Burojë, Krasniqi e vlerësoi të ndjerin duke thënë se ishte shqiptar i vërtetë me vlera të larta.“I shprehëm ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Thaçi… Baci Haxhi ka qenë një njeri me një karakter epik, siç e kemi mësuar edhe në të kaluarën në traditën tonë, ata shqiptarët e mirë të vërtetë, që ka ditur të edukojë jo vetëm familjen e tij, por të gjithë verzat”, ka thënë Krasniqi para mediave.





