Home LAJME Krasniqi: Më 14 shtator në Hagë, protestojmë për drejtësi

Krasniqi: Më 14 shtator në Hagë, protestojmë për drejtësi

0
Krasniqi: Më 14 shtator në Hagë, protestojmë për drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se të dielën e 14 shtatorit do të protestohet në Hagë, për të ngritur zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët që po gjykohen padrejtësisht.

 

“Strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora e nga Kosova, do të jenë aty për të ngritur zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht. Kjo protestë është thirrje për të vërtetën dhe për drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. Procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë. Bashkohu edhe ti për drejtësi!”, ka shkruar Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here