LAJME

Krasniqi: Kosova preferon modelin kroat për Asociacionin, atë e pranoi Serbia në raport me Kroacinë

Krasniqi: Kosova preferon modelin kroat për Asociacionin, atë e pranoi Serbia në raport me Kroacinë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2023, 17:45

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për T7 ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka prezantuar vizionin e tij për Asociacionin të bazuar në modelin kroat, raporton Gazeta Express.

Krasniqi ka potencuar se modeli kroat është një model që e preferon Kosova dhe të njëjtin e ka pranuar Serbia në raport me Republikën e Kroacisë.

Ai thotë se tashmë për çështjet e tjera mbetet të koordinohet në takimet e tjera në Bruksel.

“Kryeministir Kurti më 2 maj ka prezantuar një model që Kosova e preferon. Ky është një model që Serbia e ka pranuar në raport me Republikën e Kroacisë dhe për të tjerat tashmë mbetet të koordinohet në takimet e radhës në Bruksel”, ka thënë Krasniqi në FRONTAL të T7.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika