LAJME

Krasniqi: Jemi të përkushtuar t’i përmirësojmë shërbimet për qytetarët

Krasniqi: Jemi të përkushtuar t’i përmirësojmë shërbimet për qytetarët
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Korrik 2023, 17:55

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Portugali.

I shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, Krasniqi është takuar me Ministren e Kohezionit Territorial Ana Abrunhosa.

Krasniqi ka njoftuar se me Ministren Abrunhosa, biseduan dhe janë dakorduar për disa tema.

“Transformimi nga Komunat urbane në ato të gjelbra, zhvillimi ekonomik lokal, kohezioni social dhe bashkëpunimi në iniciativat transnacionale ishin temat kyçe të cilat i diskutuam dhe për të cilat jemi dakorduar që të fillojmë bashkëpunimin në mënyrë që të përfitojnë Komunat dhe qytetarët e dy shteteve tona”, ka shkruar Krasniqi.

Elbert Krasniqi po ashtu njoftoi se e ka ftuar ministren portugeze në konferencën “City to City Diplomacy”.

“Ministren znj. Abrunhosa e ftova në konferencën C ity to C ity Diplomacy’ të cilën do ta organizojmë me MPJD-në, dhe në të cilën synojmë të bashkojmë Komunat nga vende të ndryshe në një konferencë e cila organizohet për herën e parë në këtë format”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ministri ka shtuar se niveli lokal po përkrahet me zell e përkushtim nga pushteti qendror.” Në mandatin tonë jemi të përkushtuar dhe këmbëngulës që t’i përmirësojmë shërbimet për qytetarët e t’i ndihmojmë kryetarët”, ka thënë ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika