Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën për votë.
Krasniqi fton qytetarët të dalin të votojnë

Krasniqi u shpreh i bindur se sikurse edhe në rundin e parë, procesi do të shkojë me rregull.
“Sot në të gjitha komunat ku ka balotazh për kryetar të komunave, unë i ftoj qytetarët që të dalin dhe të marrin pjesë pavarësisht zgjedhjes së parë që kanë bërë. Secili prej tyre mund ta luajë një rol të rëndësishëm për t’i dhënë drejtim komunave ku jetojnë në katër vitet e ardhshme. Me shpresën që do të kemi një dalje masive dhe substanciale që vërtetë do të reflektojë vullnetin e qytetarëve. Uroj që edhe ky proces të shkojë me rregull sikurse rundi i parë. Ditë e mirë për Kosovën, për komunat dhe besoj që përfundimisht do të kemi një përmbyllje të një procesi që i jep drejtim katër viteve të ardhshme”, ka deklaruar Krasniqi për mediat pasi votoi./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kosova dhe Franca synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik, në fokus investimet dhe Lojërat Mesdhetare 2030

Totaj takon ushtruesin e detyrës së drejtorit të Parkut Kombëtar “Sharri”, diskutohet për Prevallën

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

