Një nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Milazim Krasniqi ka thënë që është pafytyrësi që t’i kërkohet kësaj partie që ta votojë një person që ka dal nga partia.
Krasniqi: Është pafytyrësi t’i kërkosh LDK-së që ta votojë Vjosa Osmanin, ajo ua përgjysmoi votat

Sipas Krasniqit, kërkesa që të votohet Vjosa Osmani për presidente është naivitet dhe pafytyrësi.
“T’i kërkosh LDK-së ta votojë bianko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat, është ose naivitet, ose pafytyrësi. Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike.” Në fakt, e kanë mësuar nga hipokrizia e vetë LDK-së, e cila kujtonte se duke e futur kokën në zall e mandej duke u shndërruar në ORA, mbetet LDK”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

