LAJME

Krasniqi, Bill Clintonit për ditëlindje: Urime miku i përjetshëm i popullit të Kosovës

Krasniqi, Bill Clintonit për ditëlindje: Urime miku i përjetshëm i popullit të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Gusht 2022, 14:47

Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton me rastin e ditëlindjes së tij të 76-të.

Krasniqi në një postim në Facebook është shprehur se Presidenti Clinton do të mbetet gjithmonë lideri me bindje të drejtë, zemër të madhe e miku përjetshëm i popullit të Kosovës.

“Si popull dhe si shtet, nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin dhe vendosmërinë e presidentit Clinton për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Urime, shëndet dhe jetë të gjatë, President! Jemi me fat që të kemi!”, shkruan lideri i PDK-së. /klankosova.tv/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika