Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2026 nga Qeveria në detyrë, duket thënë se me këtë vendim nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare.
“Thesi i mashtrimeve të një “babadimri” që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur te qytetarëve e as nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare”, ka shkruar Krasniqi.





