- Reklama -

Krasniqi: Akuza e re ndaj Thaçit ngre shqetësime për qasjen e procedurave gjyqësore

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj njoftimit të fundit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë se ish-presidentit Hashim Thaçi i është shtuar edhe një aktakuzë për pengim të drejtësisë, duke thënë se ngre shqetësime lidhur me qasjen dhe fokusin e këtyre procedurave gjyqësore.

Thaçi është në paraburgim në Hagë që katër vjet nën akuzat për krime lufte. Ndërkaq të premten, Specialja njoftoi se ai dhe katër persona të tjerë tash akuzohen edhe për pengim të drejtësisë. E arrestimi i personaliteteve të tjera dhe fletëthirrja për paraqitje para Speciales për Hajredin Kuçin, sipas Krasniqit thellojnë edhe më shumë shqetësimet.

- Reklama -

“Ne mbështesim fuqishëm parimet e drejtësisë dhe llogaridhënies, por një pyetje e thjeshtë dhe kritike ngrihet sonte: A po reflekton ky proces drejtësie paanshmërinë dhe profesionalizmin që Kosova, qytetarët e saj dhe çlirimtarët tanë në Hagë e meritojnë? Të gjithë e dijmë se lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, fisnike dhe e rrënjosur në të drejtën universale për liri dhe dinjitet. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje kësaj të vërtete, rrezikon të minojë jo vetëm legjitimitetin e drejtësisë, por edhe të cenojë trashëgiminë e një lufte të shenjtë për liri”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Krasniqi ka apeluar që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi.

“Vendimet e tyre duhet të mbështeten vetëm në fakte dhe parime ligjore. Drejtësia nuk duhet, asnjëherë, të përdoret si mjet për të rishkruar historinë apo për të kontestuar sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi, derisa qëndrojmë fuqishëm kundër çdo veprimi që cenon këtë parim themelor dhe të paprekshëm për secilin qytetar të Kosovës”, ka përfunduar reagimin e tij kryetari i PDK-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre persona mbesin të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort