Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK nuk e ka fajësuar kryeministrin për krizën sepse nuk ka qenë faji i tij por një krizë globale, por që faji ka qenë menaxhimi i situatës.
“Kur shtetet e rajonit merrnin masa në lidhje me këtë çështje, zotëri Kurti nuk na dëgjonte. Më mirë do të ishte që këto 100 milionë euro ti jepnim për sektorin e sigurisë, për FSK-në, sesa me ja dhanë KEDS-it”, ka thënë Krasniqi në RTK.
Më tej, ai ka thënë se ZRRE ishte instrument i kryeministrit Kurti dhe kjo është dëshmuar përmes veprimeve të tyre.




