“Nëse kjo temë hapet në qeverinë aktuale dhe janë të përkushtuar që ekonomia të rimëkëmbet, atëherë duhet të shikohet se si të bëhet java nga shtatë në dhjetë ditë e jo nga shtatë në katër ditë”.
Profesori i shkencave politike në Paris, Nezir Kraki, ka thënë se është absurd fakti që Kosova pushon në Ditën e Evropës, kur një gjë të tillë nuk e bëjnë as vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se nëse Qeveria aktuale është e përkushtuar në rimëkëmbjen e ekonomisë, atëherë duhet të shikohet se si të bëhet java nga shtatë në dhjetë ditëm e jo nga shtatë në katër ditë.
“Dita e Evropës nuk është festë në asnjë vend këtu në Bashkimin Evropian – në Francë të paktën jo dhe nuk është as ditë pushimi”.





