- Reklama -

KQZ vendos për hapjen e kutive postare që lehtësojnë votimin e diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar propozimin për hapjen e kutive postare për procesin e votimit jashtë Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ-së. KQZ ka bërë të ditur edhe se në cilat shtete do të lejohet hapja e kutive postare për procesin e votimit jashtë vendit.

- Reklama -

“Në këtë mbledhje, KQZ miratoi propozimin për hapjen e kutive postare për procesin e votimit jashtë Kosovës. Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që regjistrohen suksesshëm dhe që zgjedhin mënyrën e votimit duke dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës, KQZ do të kërkojë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës hapjen e nga një kutie postare në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër”, thuhet në njoftim.

KQZ njofton sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, votuesit mund të votojnë duke u përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:
“Andaj, vendimi i mbledhjes së KQZ-së është i lidhur drejtpërdrejtë me mënyrën e votimit sipas pikës 3, për të cilën janë përcaktuar shtetasit jashtë Kosovës, në momentin e regjistrimit: Duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës”, njofton KQZ.

KQZ në këtë mbledhje mori edhe disa vendime në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, siç janë:

• Vendim për miratimin e nominimeve për emrimin e dy anëtarëve në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Parteshit;
• Vendim për miratimin e zëvendësimit dhe emërimit të anëtarit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Lipjanit;
• Vendim për miratimin e specifikave teknike për doracak të trajnimit për Zgjedhjet për Kuvedin e Kosovës, 9 shkurt 2025 dhe për Zgjedhjet Lokale 2025;
• Vendim për miratimin e specifikave teknike për shtypjen e distinktivëve për Zgjedhjet për Kuvendin,9 shkurt 2025 dhe për Zgjedhjet Lokale 2025.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort