Gazeta Blic, merr vesh nga burimet e saja, që zyra për regjistrimin e partive, u ka dërguar letër zyrtare partive politike, që kanë afat deri nesër (e enjte) në ora 13:00, që t’i dërgojnë emrat zëvendësues për personat që nuk do u lejohet të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Siç merr vesh Gazeta Blic, në rast se partitë politike, nuk i dërgojnë emrat e kandidatëve të rinj për t’i zëvendësuar me ata që nuk do të mund të kandidojnë për shkak të ndalesës që ua bëri KQZ, atëherë ato vende do të mbesin të lira.
“Ne u kemi dërguar letra zyrtare të gjitha partive politike, që kanë afat deri nesër në ora 13:00, që t’i sjellin në KQZ emrat e personave që dëshirojnë t’i zëvendësojnë në garë për deputetë, të gjithë ata që nuk do të kenë të drejtë garimi”, ka thënë ky burim.
Gjithashtu, në rast se partitë politike vendosin që mos t’i dërgojnë emrat e kandidatëve të rinj, atëherë ato vende do të mbesin të zbrazura.“Nëse nuk i sjellin deri në afatin e parashikuar, atëherë ato vende do të mbesin të lira dhe i bie që x partia politike, nëse i ka tetë persona të penalizuar nga gara për deputetë, do të garojë vetëm me 102 e jo 110 sa është e paraparë”, ka thënë tutje burimi.
Gazeta Blic, raportoi sot se Komisioni Qendror Zgjedhor, ua ka ndaluar 47 kandidatëve për deputetë, të drejtën e garimit.
Në mesin e tyre, edhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.Për këtë çështje ka folur gjatë ditës edhe zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
Elezi ka treguar se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë problemme me ligjin.“Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për çertifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, tha Elezi gjatë ditës.Gazeta Blic, solli emrat e personave brenda VV-së e AAK-së, që u është ndaluar kandidimi për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.Kandidatëve Shemsedin Dreshaj, Shipe Kastrati, Gani Dreshaj, u është ndaluar kandidimi në zgjedhjet e reja.Në anën tjetër, pesë emrat nga Lëvizja Vetëvendosje, që janë penalizuar nga gara me 14 shkurt, janë: Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Bajram Mavriqi dhe Labinota Demi- Murtezi”.