LAJME

KQZ publikon listat e kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ publikon listat e kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e 7 qershorit
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Maj 2026, 16:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pas përmbylljes së procesit të certifikimit, janë publikuar listat e kandidatëve për deputetë të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

“Këto lista mund të përmbajnë lëshime teknike të cilat do të plotësohen. Në rast se ndonjë kandidat apo subjekt politik vëren ndonjë gabim, mund të kërkojë përmirësimin e tij përmes përfaqësuesit të autorizuar, në emailin: zyra.kqz@kqz-ks.org”, bën të ditur KQZ-ja në njoftimin zyrtar.

Në mbledhjen e mbajtur më 16 maj, KQZ certifikoi 902 kandidatë për deputetë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra.

Këtu gjeni listat me kandidatët e certifikuar për deputetë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika