LAJME

KQZ pranon pajisje nga Gjermania për Qendrën e numërimit dhe rezultateve

KQZ pranon pajisje nga Gjermania për Qendrën e numërimit dhe rezultateve
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shkurt 2025, 10:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar serverët dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së.

Sipas KQZ-së, ky aktivitet ka për qëllim modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u shpreh se kjo ceremoni shënon moment të rëndësishëm për KQZ-në.

“Në verën e vitit të kaluar pranuam serverin, ndërsa pranimi i këtyre sot është vazhdimësi e procesit. Aktualisht jemi në një fazë të rëndësishme të procesit zgjedhor, gjatë këtyre gjashtë muajve jemi përkushtuar maksimalisht që zgjedhjet të organizohen sipas ligjit”- u shprej ai.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde theksoi se Kosova ka bërë perparim të madh në organizimin e zgjedhjeve.

“Digjitalizimi do të jetë kyq për këtë proces. Ky donacion i më shumë se 140 mijë euro siguron zgjedhje te sigurta.  Donacioni është pjesë e një projekti më të madh që ka për qëllim të forcoj kapacitetet”- tha ambasadori.

Zgjedhjet parlamanetare në Kosovë do mbahen më 09.02.2025.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika