LAJME

KQZ po zhvillon takime informuese për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje në komuna të ndryshme të Kosovës

KQZ po zhvillon takime informuese për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje në komuna të ndryshme të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Maj 2026, 11:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po zhvillon takime informuese në komuna të ndryshme të Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Përmes takimeve informuese në zyra, shtandeve informuese në terren dhe takimeve me përfaqësues të subjekteve politike, KQZ thotë se qytetarët po informohen për procesin zgjedhor dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Sipas njoftimit, vëmendje e veçantë po iu kushtohet edhe votuesve që votojnë për herë të parë, me qëllim të informimit dhe inkurajimit të tyre për pjesëmarrje në procesin demokratik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika