Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pezulluar partinë Republikanët e Kosovës për shkak të mosmbajtjes së kuvendit të brendshëm zgjedhor në afatet e parapara me legjislacionin në fuqi. Ky vendim u mor me vota unanime nga të gjithë anëtarët e KQZ-së të martën.
Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike në KQZ, Besnik Buzhala, u shpreh se partia Republikanët e Kosovës është dashur të mbajë kuvendin e ri zgjedhor në fillim të këtij muaji por nuk e ka bërë një gjë të tillë.





