Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 14:00 të ditës së mërkurë, në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut është përmbyllur procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve që janë verifikuar në këtë QKN është 105.
Sipas KQZ-së, një ditë më herët, të martën është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.





