- Reklama -

KQZ: Përmbyllet procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime të votimit me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 05.01.2026 është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

Sipas Valmir Elezit, zëdhënësit të KQZ-së, më 23 dhe 29 dhjetor 2025, nga dy kutitë postare të KQZ-së, në Berlin dhe Bernë, ishin tërhequr 28,555 pako me fletëvotime.

- Reklama -

“Pas procesit të vlerësimit, 27,600 janë aprovuar dhe 955 të tjera janë refuzuar, pasi në shumicën e rasteve mungonte dëftesa e regjistrimit të votuesit. Numërimi i këtyre fletëvotimeve ka filluar të shtunën (3 janar 2026, ora 16:00) dhe do të përfundojë gjatë ditës së sotme (e hënë, 5 janar 2026).” – ka thënë Elezi.

Elezi ka treguar se procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime ka vazhduar dhe më 02.01.2026, ku nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, Nju Jork, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës së hënë, më 05.01.2026, janë sjellë në Kosovë.

“Tërheqja e pakove me fletëvotime është përmbyllur më 5 janar 2026. Nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Lubjanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime.” – ka shtuar Elezi.

Në bazë të të dhënave nga KQZ, rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 28 dhjetor 2025.

Tutje, Elezi ka thënë se numërimi i pakove me fletëvotime, të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026, do t’i nënshtrohen vlerësimit, verifikimit dhe ato që do të aprovohen do të numërohen në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Me qëllim të lehtësimit të procesit të votimit jashtë Kosovës, për votuesit e regjistruar për votim me postë, janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të ndryshme: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Gjatë ditës, KALLXO.com raportoi për procesin e numërimit të votave që kanë ardhur me postë për zgjedhjet e parakohshme të 28.12.2025.

Në një konferencë për media më 05.01.2026, Elezi ka deklaruar se pritet që brenda javës të përfundojë numërimi i të gjitha votave.

Elezi ka thënë para mediave se ka qenë e planifikuar që më 16 janar të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta por që kjo tani pritet të fillojë më 05.01.2026.

“Nga kjo mund të përfundojmë se edhe rezultatet përfundimtare të planifikuara për t’u shpallur më së largu deri më 19 janar, mund të shpallen shumë më herët”- ka thënë Elezi.

Në bazë të rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 50.60% të votave, Partia Demokratike e Kosovës 20.43%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.33% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.52%.

Numërimi ka përfunduar në të gjitha vendvotimet e rregullta dhe në vendvotimet nga përfaqësitë diplomatike, ndërkaq sipas KQZ-së, janë numëruar 98.91% e votave me postë.

Bazuar në rezultatet e tanishme, LVV siguron 56 mandate në Kuvend, PDK 23, LDK 15, AAK 6, dhe komunitetet joshumicë 20 ulëset e tjera.

Në linkun e KQZ-së në të cilin paraqiten rezultatet preliminare, thuhet se janë numëruar 96.59% të kutive të votimit.

Për dallim nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, në zgjedhjet e rregullta që u mbajtën në shkurt 2025, LVV pati marrë 42.30% të votave apo 48 deputetë, PDK 20.95% apo 24 deputetë, LDK 18.27% apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA 7.06% apo 8 deputetë.

Rënien më të madhe del se e ka pësuar LDK-ja, për çka kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar se menjëherë do ta thërrasë Kuvendin e LDK-së, ndonëse ende s’e ka bërë këtë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort