Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha kutive të votimit në nivel vendi për zgjedhjet parlamentare, me rezultatet e fundit që tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca e parë politike në Kosovë.
Sipas të dhënave të publikuara, janë numëruar 2,498 nga 2,498 kuti votimi, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 37.05 për qind, me 726,071 votues që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës nga gjithsej 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote.
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 299,152 vota ose 42.91 për qind të votave të vlefshme, duke ruajtur epërsinë ndaj partive tjera politike.






