KQZ njofton se partitë politike: Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, si dhe OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara për zgjedhje, mund të dorëzojnë kërkesën për t`u akredituar për vëzhgimin e votimit “Për apo Kundër, largimit të kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, që do të mbahet më 21 prill, 2024.
Përmes një komunikate për medie, Komisioni Qendror Zgjedhor bën të ditur se afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, të OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare dhe medieve, fillon më 1 prill 2024 dhe përfundon më 15 prill 2024.





