LAJME

KQZ: Për ndërrim të qendrës së votimit, duhet ndryshuar adresa e vendbanimit nga një komunë në tjetrën

KQZ: Për ndërrim të qendrës së votimit, duhet ndryshuar adresa e vendbanimit nga një komunë në tjetrën
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Korrik 2025, 15:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ndryshimi i Qendrës së Votimit vetëm brenda komunës mund të bëhet direkt nga KQZ.

Ndërkaq, për ndryshim nga një komunë në tjetrën, votuesit duhet të ndryshojnë adresën në Zyrën e Gjendjes Civile ose në platformën e-Kosova. Pas konfirmimit, adresa e re regjistrohet në Regjistrin Qendror Civil dhe në Listën Votuese të KQZ-së.

Afati për ndryshime deri më: 29 gusht 2025.

Për të verifikuar/ndryshuar Qendrën e Votimit brenda komunës: https://qv.kqz-ks.org ose paraqisni kërkesë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika