LAJME

KQZ: Numërimi i votave pritet të përfundojë nesër

KQZ: Numërimi i votave pritet të përfundojë nesër
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2025, 14:35

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se nesër presin që të përfundojë procesi i numërimit të votave.

Ai tha se sot do të përfundojë numërimi i votave me postë, ndërsa ka nisur numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, që pritet të përfundojë nesër“Në QNR është në përfundim e sipër procesi i numërimit nga votimi jashtë vendit, respektivisht votimi përmes postës. Pra gjatë ditës së sotme do të përmbyllim procesin e numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës dhe gjithashtu në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe pastaj edhe votave të personave me nevoja të veçanta. Ky proces do të bëhet sot dhe presim të përfundojë nesër”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika