LAJME

KQZ njofton se në secilën komunë ka nga një qendër të votimit me kusht

KQZ njofton se në secilën komunë ka nga një qendër të votimit me kusht
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shkurt 2025, 12:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me informacione të reja për procesin e votimit më 9 shkurt.

Në një njoftim të lëshuar thuhet se në secilën komunë të vendit ka nga një qendër të votimit me kusht.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson qytetarëve të votojnë me kusht nëse emri i tyre është në listën votuese, por nuk mund të votojnë në vendvotimin e caktuar”.

“Në secilën komunë ka një qendër të votimit me kusht”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika