LAJME

KQZ nis trajnimet intensive për zgjedhjet e 7 qershorit – mbi 200 zyrtarë angazhohen në gjithë Kosovën

KQZ nis trajnimet intensive për zgjedhjet e 7 qershorit – mbi 200 zyrtarë angazhohen në gjithë Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2026, 07:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur programin dyditor të trajnimit për zyrtarët që do të angazhohen në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara më 7 qershor.

Në këtë program po marrin pjesë rreth 200 zyrtarë nga 38 Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, me synim përgatitjen profesionale dhe zbatimin korrekt të procedurave zgjedhore sipas legjislacionit në fuqi.

Gjatë ditës së parë të trajnimit janë trajtuar tema që lidhen me administrimin e procesit zgjedhor, përfshirë procedurat e votimit, numërimit të votave, administrimin e votimit me kusht dhe votimin për personat me nevoja të veçanta.

Pjesëmarrësit kanë zhvilluar edhe ushtrime praktike dhe simulime të situatave që mund të paraqiten gjatë ditës së zgjedhjeve, ndërsa aktivitetet do të vazhdojnë edhe të premten me fokus në praktikën e procesit zgjedhor.

KQZ vlerëson se ky trajnim është një hap i rëndësishëm për garantimin e zgjedhjeve të besueshme, transparente dhe në përputhje me standardet demokratike në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika