- Reklama -

KQZ ndan rreth 3.7 milionë euro për subjektet politike për vitin 2025, LVV kundërshton financimin e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rekomandimin e Zyrës për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike.

Në mbledhjen e mbajtur më 30.04.2025, U.d. Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala tha se për periudhën 1 prill- 31 dhjetor 2025, vlera e totale e Fondit që do t’i ndahet 15 subjekteve politike është 3 milionë e 670 mijë euro.

- Reklama -

Nga ky fond, LVV ka përfituar mbi 1.5 milion euro, PDK 720 mijë euro, LDK 600 mijë euro, Lista Serbe 270 mijë euro, AAK 150 mijë euro, ndërsa subjektet tjera- secila ka përfituar më pak 100 mijë euro.

Mirëpo, ndarja e këtyre mjeteve për Listën Serbe, u kundërshta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, deklaroi se e voton rekomandimin e KQZ-së, mirëpo u shpreh se nuk voton ndarjen e këtye mjeteve për Listën Serbe.

“Unë votoj kundër ndarjes për Listën Serbe në çdo rast”- tha shkurtimisht Kurteshi.

Ndërsa, me tetë vota ‘për’ u miratua rekomandimi për ndarjen e këtyre mjeteve financiare për subjektet politike.

Gjatë mbledhjes, Buzhala njoftoi se kanë përgatitur edhe ndarjen e fondeve për subjektet politike të legjislaturës së kaluar, në vlerë prej 106,898,31 euro.

Në bazë të Ligjit për financimin e subjekteve politike, shuma e mjeteve buxhetore dedikuar Fondit për mbështetjen e subjekteve politike nuk mund të kalojë
0.17% të Buxhetit të Kosovës.

Mjetet nga ky Fond ndahen në mes të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrit të ulëseve për atë mandat.

Nëse një deputet vendos të largohet nga subjekti politik, ku ka fituar mandatin, nuk do të bartë mjetet financiare të ndara nga Fondi për atë mandat në subjektin e ri politik.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş