LAJME

KQZ miraton sloganin e zgjedhjeve: `Vota jote për Kosovën 2025`

KQZ miraton sloganin e zgjedhjeve: `Vota jote për Kosovën 2025`
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Janar 2025, 19:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot sloganin zyrtar për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Slogani i këtij procesi zgjedhor do të jetë “Vota jote për Kosovën 2025”.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë një thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Ai ka deklaruar se angazhimi i KQZ-së është maksimal për të siguruar një proces zgjedhor me integritet dhe pa asnjë lloj ndikimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika