LAJME

KQZ miraton Planin operacional për balotazhin, fushata zgjedhore do të jetë pesë ditë

KQZ miraton Planin operacional për balotazhin, fushata zgjedhore do të jetë pesë ditë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Tetor 2021, 14:38

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se KQZ tashmë ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve.

Elezi bëri të ditur se fushata zgjedhore për balotazhin do të jetë pjesë ditë, nga 8 nëntori deri më 12 nëntor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave…. Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë do të jetë pesë ditë. Do të fillojë nga 8 nëntori dhe do të përfundojë më 12 nëntor”, tha ai.

Zëdhënësi i KQZ-së bëri të ditur se për votuesit nga jashtë që janë regjistruar nga 10 korriku deri më 18 gusht, KQZ ka vendosur 15 ditë në dispozicion që t’i dërgojnë fletëvotimet e tyre përmes postës

Ai tha se kjo do të fillojë nga 29 tetori, ndërkaq fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ më së largu deri më 12 nëntor. /Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika