Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote në katër komunat e Republikës së Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, se përmes makinës kërkuese të KQZ-së mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit në zgjedhjet e 23 prillit.
KQZ përmes një komunikate për media thotë se procedura për këtë qëllim është e thjeshtë, duke shënuar vetëm numrin personal të identifikimit në makinën kërkuese që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së në hapësirën Gjej qendrën tuaj të votimit, apo në vegzën direkte: https://eomp.kqz- ks.org/.





