LAJME

KQZ: Mbi 70% e vendvotimeve të rinumëruara, procesi drejt fundit

KQZ: Mbi 70% e vendvotimeve të rinumëruara, procesi drejt fundit
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2026, 20:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është drejt përfundimit.

Sipas përditësimit më të fundit të KQZ-së, deri në orën 16:00 të së hënës janë rinumëruar 1,804 vendvotime, që përbëjnë mbi 70 për qind të totalit prej 2,557 vendvotimeve të parashikuara për rinumërim. Ky proces, i cili ka nisur më 13 janar 2026, ka përfunduar tashmë në 25 komuna.

Nga KQZ është bërë e ditur se puna po vazhdon me kapacitete të plota, me qëllim të përmbylljes sa më të shpejtë të rinumërimit të vendvotimeve të mbetura.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika