Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Sipas vendimit të KQZ-së, kufizimi i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 cent.
Vendimi i KQZ-së, mbështet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja përmban 1 milion e 894 mijë e 254 votues.






