Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhënat më të reja nga numërimi i fletëvotimeve të ardhura përmes postës, proces që po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. KQZ njofton se aktualisht janë numëruar 147 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.
Nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme janë numëruar 147 sosh dhe kanë mbetur edhe pak derisa mendohet se numërimi i këtyre votave të përfundojë nesër.





