Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’ua ndalë mjetet subjekteve politike parlamentare ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt.
“Mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it dhe vendimi i KQZ-së do të zbatohet me tri ndalesa gjatë ndarjes së mjeteve, në tre tremujorët e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e komisionit.





