LAJME

KQZ-ja thotë se janë numëruar votat e 386 vendvotimeve

KQZ-ja thotë se janë numëruar votat e 386 vendvotimeve
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shkurt 2025, 10:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë numëruar votat për 386 vendvotime.

Në Qendrat Komunale të Numërimit bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

“Nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime” – thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në komunën e Prishtinës, Lipjani, Obiliqit dhe Parteshit numërimi ka filluar më 11.02.2025.

Një ditë me vonë me 12.02.2025 numërimi ka nisur në Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë., Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit.

Ndërsa në Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik numërimi ka nisur më 13.02.2025, sipas KQZ-së.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika