Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të shtunë ka bërë shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër 21 komunat e vendit për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën.
Të dielën mbahet raundi i dytëi zgjedhjeve lokale, ku 42 kandidatë do të përballen në balotazh për të fituar mandatin e kryetarit.
Fushata zgjedhore për garën e balotazhit ka zgjatur pesë ditë, nga 8 deri më 12 nëntor.





