LAJME

KQZ-ja shpërndan fletëvotimet nëpër komuna

KQZ-ja shpërndan fletëvotimet nëpër komuna
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Tetor 2021, 10:44

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë shpërndarjen e materialit kryesor për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.

Ky material zgjedhor do të dorëzohet në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

Shpërndarja e materialit është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, tha se çdo gjë po shkon sipas planifikimeve që kanë bërë.

“Sipas planifikimeve, KQZ po bënë shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor në mesin e të cilave janë edhe fletëvotimet, pra është material për zgjedhjet lokale. Ky material i rëndësisë së veçantë nën përcjelljen e Policisë do të dërgohet në depot e komisioneve komunale në 38 komuna”, tha ai./FrontOnline

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika