- Reklama -

KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë në 35 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të raundit të parë për kryetarë të komunave në 35 komuna. Nuk janë shpallur rezultatet në Prishtinë, Junik e Mamushë për shkak se autoritetet po i trajtojnë ankesat ende.

Në Deçan nuk ka balotazh, Bashkim Ramosaj i AAK-së ka marrë 50.98 për qind të votave.

- Reklama -

Në Gjakovë, në balotazh shkojnë Ardian Gjini i AAK-së dhe Ardian Gola i VV-së.

Në Drenas ka fituar pa balotazh Ramiz Lladrovci.

Gjilani do të ketë raund të dytë. Në garë janë Alban Hyseni i VV-së dhe Arbër Ismajli i LDK-së.

Balotazh do të ketë edhe Dragashi mes Bexhet Xheladinit të LDK-së dhe Shaban Shabanit të PDK-së.

Ilir Ferati i LDK-së ka fituar pa balotazh në Istog.

Sabedin Vishi i PDK-së dhe Jeton Raka i VV-së do të përballen në raundin e dytë në Kaçanik.

Në Klinë balotazhi do të mbahet mes Zenun Elezajt të AAK-së dhe Sokol Bashotës së PDK-së.

Valon Prebreza i VV-së dhe Besnik Osmani i LDK-së shkojnë në balotazh në Fushë-Kosovë.

Kamenicën e ka fituar edhe një mandat, Kadri Rahimaj i VV-së.

Në Mitrovicë balotazhi do të zhvillohet mes Faton Pecit të VV-së dhe Arian Tahirit të PDK-së.

Lista Serbe me Zoran Todiqin ka fituar në Leposaviq.

Ndërsa në Lipjan pa balotazh ka fituar Imri Ahmeti i LDK-së.

Në Novobërdë Sasha Millosheviq i Listës Serbe ka fituar pa balotazh.

Në Obiliq do të përballen Xhafer Gashi i LDK-së dhe Halil Thaçi i VV-së.

Balotazh do të ketë edhe në Rahovec, ku Smajl Latifi i AAK-së do të përballet me Ali Dulën e VV-së.

Peja është qendra tjetër e madhe që shkon në balotazh. Në garë janë Gazmend Muhaxheri i LDK-së dhe Taulant Kelmendi i VV-së.

Në PodujevëShpejtim Bulliqi i VV-së ka fituar pa balotazh.

Edhe Prizreni do të ketë përballje më 9 nëntor. Shaqir Totaj i PDK-së synon një mandat të ri. E rival do ta ketë Artan Abrashin e VV-së.

Sami Lushtaku është kthyer zyrtarisht në postin e kryetarit të Skenderajt. Kandidati i PDK-së ka fituar pa balotazh.

Pa balotazh ka fituar edhe Qemajl Aliu i VV-së në Shtime.

Ndërsa pa balotazh ka siguruar fitore edhe Ivica Tanasijeviq nga Lista Serbe në Shtërpcë.

Bali Muharremaj i AAK-së dhe Ardian Shala i LDK-së do të përballen në balotazh në Suharekë.

Ferizajn e ka fituar pa balotazh Agim Aliu i PDK-së.

Vitia do të mbajë edhe raundin e dytë. Në garë janë Sokol Haliti i LDK-së përballë Arsim Ademit të VV-së.

Në Vushtrri do të përballen Ferit Idrizi i PDK-së dhe Sylejman Meholli i VV-së. Lista Serbe ka fituar pa balotazh edhe në Mitrovicë të Veriut, Zubin-Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug e Partesh.

E pa balotazh ka fituar edhe Nisma në Malishevë.

Balotazh do të ketë edhe në Kllokot mes Bozhidar Dejanoviqit të Listës Serbe dhe Sreçko Spasiq të Srpska Narodna Sloga. Anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kanë votuar kundër shpalljes së rezultateve në disa komuna duke u ankuar në votë të asistuar në Kaçanik, Malishevë, Mamushë, Hani i Elezit, Zubin-Potok, Graçanicë, Ranillug, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Novobërdë e Zveçan.

Afati për ankesa për këto komuna është dy ditë.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 12 tetor. I dyti do të mbahet më 9 nëntor./koha.net/

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort