Derisa po vazhdon votimi përmes postës për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë vendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar edhe një herë për adresat e kutive postare të vendosura në shtete të ndryshme të botës.
Këto adresa janë të domosdoshme në procesin e votimit përmes postës dhe sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, votuesit duhet ta dërgojnë pakon e tyre me fletëvotim vetëm në adresë të ndonjërës nga kutitë postare.
“Të gjithë shtetasit e Kosovës për të cilët ka filuar procesi i votimit përmes postës, duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotim vetëm në adresë të ndonjërës nga kutitë postare”, ka thënë Elezi.







