- Reklama -

KQZ-ja nuk e regjistron partinë “Kosovski Savez”

Komisioni Qendror Zgjedhor të enjten nuk e ka regjistruar partinë e re, Lidhja Kosovare (Kosovski Savez) e drejtuar nga Goran Marinkoviq.

Pesë vota ishin për dhe katër abstenime. Kësisoj u refuzua rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e partive politike për regjistrimin e kësaj partie të re.

- Reklama -

Më parë, anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, bëri vërejtje te pjesa e programit politik të Lidhjes Kosovare se Kosovës nuk i referohet me emrin kushtetues Republika e Kosovës

“Kosova nuk është term gjeografik, por është shtet”, ka thënë Krasniqi.

KQZ-ja hoqi nga rendi i ditës pezullimin e partisë politike Kosova Adalet Türk Partisi, për shkak se nuk e kishte dorëzuar brenda afatit ligjor, deri më 28 prill 2025, raportin e deklarimit financiar të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Siç u tha në mbledhje, pas këtij afati kjo parti ka dorëzuar raportin për deklarimin financiar të fushatës zgjedhore dhe rrjedhimisht kanë pushuar arsyet për pezullimin e saj. Ndaj këtij subjekti politik, për shkak të mosdorëzimit të raportit financiar të fushatës brenda afatit ligjor, më 2 maj 2025, Zyra ka shqiptuar gjobë prej 5 mijë eurove. /EO

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort