KQZ-ja njofton për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta

- Reklama -

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ thotë se do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë më 9 shkurt 2025.

Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025.

Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

I. Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia;

II. Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore; dhe

III. Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.

/GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Mëngjesi fillon me ngrica e temperatura deri në -5 gradë Celsius, gjatë ditës priten dhe reshje bore

Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët...

Mimoza Kusari shfaqet para Onkologjisë, ka një mesazh për pacientët me kancer

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,...

Shoqata “Esnaf” kërkon angazhim të përbashkët për funksionalizimin e Parkut të Biznesit në vitin 2025

Zhgënjimi më i madh gjatë vitit 2024 për komunitetin...

Në rajonin e Prizrenit shqiptohen 1700 gjoba në trafik vetëm gjatë javës së fundit

Drejtoria rajonale e  Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e...

Këto janë produktet më të eksportuara dhe importuara në vitin 2024

Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, ani se...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort