LAJME

KQZ-ja ngre shqetësime, por KEDS-i garanton furnizim me rrymë gjatë zgjedhjeve

KQZ-ja ngre shqetësime, por KEDS-i garanton furnizim me rrymë gjatë zgjedhjeve
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Dhjetor 2025, 15:24

Gjatë diskutimeve në mbledhjen e KQZ-së sot janë ngritur shqetësime serioze lidhur me rrezikun e mungesës së energjisë elektrike në disa qendra votimi.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se ka finalizuar planin operativ për furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor, në të gjitha vendvotimet në vend.

Pas një takimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), KEDS-i të premten ka bërë të ditur se për ditën e zgjedhjeve do të angazhohen gjithsej 1,049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në mbarë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit, pranë secilit nga 949 vendvotimet do të ketë ekipe në afërsi për intervenim të shpejtë në rast të ndonjë defekti, ndërsa do të funksionojë edhe një komision qendror teknik për monitorim dhe koordinim në kohë reale. Po ashtu, ekipet teknike do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditës së votimit, me mbështetje të plotë logjistike dhe IT.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika